TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të qenit personazhe publik, dhe në fokus të vëmendjes masive të audiencës, mediave apo fansave, nuk i ka penguar ata që të kthejnë kokën pas, për të hedhur vështrimin tek rrënjët e tyre. Fama ndoshta u ka diktuar një stil të caktuar jete, por assesi nuk u ka diktuar perceptimin e ndjenjave për më të shtrenjtët e zemrës së tyre. E tillë është mamaja!
Forca ku ata shpesh janë mbështetur, personi tek i cili kanë folur me heshtjen e tyre, njeriu që i ka pritur zgjuar deri në agim, ashtu siç edhe reperi i famshëm Noizy, e quan jo vetëm tijën, por gjithë nënat e botës, "Mbretëresha"! Dhe këtë përcaktim e kanë fituar prej ditës së parë që i kanë sjellë në jetë, e për të vazhduar hap pas hapi pas fëmijëve të tyre VIP tashmë, që i bëjnë të ndihen më shumë se krenare.
Të shumtë janë personazhet e botës së televizionit, muzikës, modës, etj që i kanë prezantuar mamatë e tyre gjatë pjesëmarrjeve në organizime të ndryshme me natyrë profesionale, apo edhe ato familjare. Dhe ato janë bërë po aq të famshme sa bijtë e tyre! Nga mami Oli i Bleona Qeretit tek Xheraldina e reperit Ledri Vula, është koha të njiheni edhe ju me mamatë që morën famë prej fëmijëve të tyre!