BOTA, 14 Nëntor 2017, 10:04

Foto/ SHBA rrethon Korenë e Veriut

Foto/ SHBA rrethon Korenë e Veriut

Për herë të parë pas 30 viteve, tri aeroplanmbajtëse amerikane janë duke lundruar në ujërat territoriale të Paqësorit që është pjesë e  formacionit  luftarak.

Formacioni luftarak amerikan përbëhet nga tri aeroplanmbajtëset “USS Ronald Reagan”, “Theodore Roosvelt” dhe “USS Nimitz”, së bashku me dhjetëra luftëanije të cilat janë duke marrë pjesë në ushtrimin e marinës amerikane që do të zgjasë katër ditë raporton BBC.

Në këto ushtrime është duke marrë pjesë edhe ushtria japoneze me dy helikopterëmbajtës dhe dy anije luftarake.

“Tri aeroplanmbajtëse që aktualisht janë duke lundruar në detin japonez, janë duke transportuar mbi 200 aeroplanë luftarakë. Shumë vende nuk i posedojnë në total kaq shumë aeroplanë”, raporton BBC.

Ky përbën numrin më të madh të avionëve luftarakë, që shumica e vendeve kanë në forcat e tyre ajrore.

Duke marrë parasysh që ushtrimet janë duke u zhvilluar në afërsi të gadishullit korean, e njëjta kohë kur presidenti amerikan është në turneun e tij në Azi  besohet se kjo nuk është një rastësi.

Sipas gazetarit të BBC, kjo lëvizje e Trump i çon një mesazh të fortë dhe të qartë politik armiqve të Amerikës, e njërit në veçanti, Kim Jong Un-it të Koresë së Veriut.

Mund të konstatohet se këto ushtrime kanë për qëllim t’ia tregojnë muskujt Koresë së Veriut e cila vazhdimisht po kërcënon me sulme bërthamore Shtetet e Bashkuara.

[gallery columns="1" ids="20181,20182,20183,20185,20186,20187"]