BOTA, 18 Mars 2018, 13:53

Turqia merr nën kontroll Afrinin, terroristët largohen “me bisht ndër shalë”

Turqia merr nën kontroll Afrinin, terroristët largohen “me bisht

Forcat e mbështetura nga Turqia kanë marrë kontrollin e plotë të qendrës së qytetit të Afrinit.

Luftëtarët tundnin flamujt dhe shkatërruan statujën e një figure legjendare kurde pasi morën në kontroll qendrën e qytetit, ditën e sotme.

Operacioni dy-mujor i drejtuar nga Turqia synonte të shpëtojë rajonin kufitar nga milicia kurde që Turqia konsideron një grup terrorist.

Më herët, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se “Njësitë e Ushtrisë së Lirë Siriane morën kontrollin e qendrës së Afrin këtë mëngjes”.

Ai tha se operacionet po vazhdonin të pastronin minat dhe çdo rezistencë të mbetur.

“Shumica e terroristëve tashmë kanë ikur me bishtin ndër shalë. Në qendër të Afrin, simbolet e besimit dhe të stabilitetit po lëkunden në vend të grimcave të terroristëve”, tha presidenti turk.

Më shumë se 150 mijë civilë janë larguar nga Afrini që prej nisjes së ofensivës turke. Aktivistët thonë gjithashtu se 280 civilë kanë humbur jetën, edhe pse kjo mohohet nga Ankaraja.