TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fituesi i një lotarie është deklaruar fajtor për grabitje të shumta bankash në Kaliforni.
Dy dekada pas fitoi 19 milionë dollarë në “California Lottery”, sipas një raporti të “Los Angeles Times”, James Allen Hayes u deklarua fajtor për katër akuza për grabitje bankash.
Gjatë grabitjes ose përpjekjes për të vjedhur 11 banka në Los Anxhelos vitin e kaluar, Hayes mori nën 40.000 dollarë, sipas një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë.
Autoritetet e kishin quajtur Hayes “bandit i kalitur”, pikërisht për shkak të moshës dhe flokëve gri, tha FBI në një njoftim për shtyp duke kërkuar informacion.
Ai gjithashtu njihej si “Banditi PT Cruiser” për shkak të makinës që ai përdorte në disa prej plaçkitjeve.
Si pjesë e marrëveshjes së tij për pranimin e fajit, Hayes ra dakord të humbte një PT Cruiser ari që ai kishte blerë duke përdorur të ardhurat nga vjedhjet e mëparshme të bankave.