TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Më shumë se 100 milionë rusë do të votojnë sot për të zgjedhur presidentin e tyre për një mandat 6-vjecar.
Banorët e rajoneve më lindore ruse, Chukotka dhe Kamçatka, janë të parët që do të shprehin zgjedhjen e tyre në lidhje me kreun e ardhshëm të shtetit të Federatës Ruse.
Për herë të parë në listë janë 8 kandidatë, numri maksimal i tyre që nga viti 2000. Por, opozitari kryesor rus, Aleksej Navalny nuk u lejua të marrë pjesë në zgjedhje.
Presidenti aktual Vladimir Putin është paraqitur si kandidat i pavarur.
Dy suprizat e fushatës zgjedhore kanë qenë kanidaturat e Pavel Grudinin dhe Ksenija Sobcjak. Grudinin është fytyra e re e Partisë Komuniste, që deri tani përfaqësohej në votime nga Ghennadj Zjuganov.
E çuditshme figura e “komunistit-kapitalist”, Grudinin, i thirrur edhe “mbreti i luleshtrydheve”, pasi është objekti kryesor i ndërmarrjes së tij agroushqimore.
Sobcjak është e vetmja grua në garë, drejtuese televizive dhe e përkëdhelura e Presidentit rus.
Ka dy veteranë në garë, Vladimir Zhirinovskij, nacionalisti i Partisë Liberaldemokrate që kandidon për të gjashtën herë dhe liberali Grigorij Javlinskij, kreu i Jabloko që garon për herë të tretë.
Për komunistët kandidon edhe Maksim Surajkin, që përfaqëson një parti të re komuniste në vend. Gjithashtu në garë figurojnë edhe Boris Titov, përfaqësuesi i biznesmenëve si dhe nacionalisti Serghej Bubarin.
Zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen në 85 qarqet e vendit, në më shumë se 97,300 vendvotime në Rusi dhe në 401 vendvotime jashtë vendit.
Këtë vit, gjithashtu, marrin pjesë edhe dy rajone të reja, Krimea dhe Sevastopoli, të cilat Rusia i mori me luftë në vitin 2014.