TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shtëpia e Bardhë tha se “qëndron në solidaritet” me “aleatin e saj më të ngushtë” – Mbretërinë e Bashkuar – dhe se mbështet vendimin e saj për të dëbuar 23 diplomatë rusë, raportojnë mediat e huaja.
Kryeministrja britanike, Theresa May, ka thënë se diplomatët do të dëbohen pasi Moska ka refuzuar të japë shpjegime se si një agjent nervor, prodhim rus, është përdorur për të helmuar një ish-spiun rus dhe vajzën e tij në Britani, më 4 mars.
Moska vazhdon të mohojë çdo përfshirje në sulm. Ish-spiuni rus, Sergei Skripal, dhe vajza e tij Yulia mbeten në gjendje kritike për jetën.