TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pak ditë pasi ura e kalimtarëve në Florida u shemb papritur vetëm disa ditë pasi ishte vendosur, duke lënë disa të vdekur, zbardhen të tjera detaje.
“Daily Mail” raporton se vetëm dy ditë para se të shembej mbikalimi, inxhinieri që kishte punuar për këtë urë kishte lajmëruar dhe kishte ngritur zërin për rrezikun që i kanosej qytetarëve prej saj.
Ai ka thënë se kishte parë disa shenja që dukeshin si të çara në fundin e njërës pjesë të urës, por askush nuk ia ka vënë veshin, thanë autoritetet përgjegjëse për komunikacionin në Florida.

Sipas zyrtarëve, betoni i urës ka qenë i rëndë më shumë se 950 ton. Në këtë fatkeqësi së paku 6 persona kanë humbur jenët, ndërsa ekipet e shpëtimit thonë se dyshohet të ketë më shumë viktima.