TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vijon vala e shkarkimeve në Uashington, ku Donald Trump është i vendosur që të largojë këshilltarin e tij të Sigurisë Kombëtare, H.R. McMaster, e të gjejë një zëvendësues përpara takimeve me Korenë e Veriut, në muajin maj.
CNN raporton se shkarkimi mund të vonohet pasi nuk ka një vendim përfundimtar për një zëvendësim.
Trumpiështë i bindur ta largojë gjeneralin McMaster, me të cilin nuk ka pasur marrëdhënie të mira, por nuk do të nxitojë në shpalljen e vendimit për të mos e vënë në pozitë ushtarakun e lartë me tre yje dhe për të gjetur një kandidat të fortë për zëvendësimin e tij.
Dy prej emrave të mundshëm për atë pozicion janë: John Bolton, ish-ambasador në OKB dhe Keith Kellogg, shefi i tanishëm i personelit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Të martën, Presidenti shkarkoi Sekretarin e Shtetit Rex Tillerson dhe u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se ai ishte afër në krijimin ekipin e tij ideal.
“Unë jam vërtet në një pikë ku ne jemi shumë afëe për të pasur kabinetin dhe gjëra të tjera që unë dua,” u tha Trump gazetarëve, pak momente pas njoftimit të shkarkimit të Tillerson.
Mes spekulimeve për fatin e McMaster, CNN ka raportuar se gjenerali me tre yje ka qenë duke diskutuar me Institucionin Hoover.