BOTA, 15 Mars 2018, 14:26

Erdogan ‘plas bombën’: Bëhuni gati për Luftën e III Botërore

Erdogan ‘plas bombën’: Bëhuni gati për Luftën e

Presidenti i Turqisë e ka thënë hapur sot se bota po shkon drejt një lufte të madhe. Mediat greke duke iu referuar fjalës së fundit të Erdogan, gjatë një aktiviteti në vend, shkruajnë se ai foli hapur për Luftën e III Botërore.

“Shtetet e Bashkuara kanë ndërtuar njëzet bazat në Siri, bazë që është drejtuar kundër Rusisë dhe mund të bëhet shkak për të shperthyer Luftën e Tretë Botërore. Pyetja është pse ata kanë nevojë për bazat amerikane në Siri”- tha Erdogan.

Ai u kërkoi turqve të përgatiten për të gjitha mundesite. “Le të bëhemi gati për Luftën e 3 Botërore. Ne duhet të jemi gati për të gjitha mundësitë”- tha ai.