BOTA, 18 Mars 2018, 09:34

Ambasadori rus: Laboratori në Mbretërinë e Bashkuar ka shkaktuar helmimin e ish-spiunit

Ambasadori rus: Laboratori në Mbretërinë e Bashkuar ka shkaktuar

Ambasadori rus në Bashkimin Europian ka sugjeruar që një laborator kërkimor në Mbretërinë e Bashkuar mund të jetë burimi i agjentit nervor të përdorur në sulmin ndaj një ish-spiunit dhe vajzës së tij.

Vladimir Çizhov në një intervistë për BBC shpreh se Rusia “nuk kishte të bënte” me helmimin e Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia.

Ai tha se Rusia nuk e grumbullonte helmin dhe se laboratori Porton Down ishte vetëm tetë milje (12 km) nga qyteti.

Por, qeveria i hodhi poshtë komentet e tij si “të pakuptimta”.

Kryeministrja britanike Theresa May u tha deputetëve se personeli i Qendrës Biologjike Radiologjike dhe Bërthamore të Kimikateve të Mbrojtjes në Porton Down në Wiltshire kishte identifikuar substancën e përdorur në to si pjesë e një grupi të agjentëve nervor ushtarakë të zhvilluar nga Rusia, njohur si Novichok.

Komentet e Chizhov vijnë pasi një zëdhënëse e ministrisë së jashtme ruse tha se Britania e Madhe ishte një nga burimet më të mundshme të agjentit nervor, së bashku me Republikën Çeke, Sllovakinë, Suedinë ose ndoshta Shtetet e Bashkuara.

Maria Zakharova tha se një numër i madh i shkencëtarëve ish-sovjetikë kishin shkuar për të jetuar në Perëndim “duke marrë me vete teknologjitë për të cilat po punonin”.

Ministri i jashtëm çek, Martin Stropnicky tha se pretendimet ishin “të pabazuara” dhe “një mënyrë klasike e manipulimit të informacionit në hapësirën publike”, ndërsa Suedia “me forcë” kundërshtoi deklaratën.

Ish-spiuni rus, Sergei Skripal, 66 vjeç dhe Julia, 33 vjeç, mbeten të sëmurë rëndë në spital pasi u gjetën të rrëzuar në një stol në qendrën e qytetit Salisbury në 4 mars.