BOTA, 18 Mars 2018, 11:13

Rusia voton mes presioneve, Putin i sigurt për mandatin e 4 si President, por ja pikëpyetja e vetme deri tani

Vladimir Putin dukej mëse i bindur kur po hidhte votën e tij në kuti, teksa sot vendi është në zgjedhje për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të Rusisë.

Putin është i sigurt se do t’i fitojë zgjedhjet e së dielës, e për këtë nuk ka dyshime edhe mes votuesve.

 Por megjithëse fitorja e Putinit nuk vihet aspak në dyshim, e vetmja pyetje që ngrihet është nëse votuesit do të dalin në numër të madh për t’i dhënë atij një mandat bindës për mandatin e katërt, pasi shumë rusë po përballen me presion të madh për ta bërë këtë.

Autoritetet ruse kanë shpenzuar fonde të mëdha për të siguruar se Putin do të marrë sot një mandat të fortë për gjashtë vitet e ardhshme në detyrë.

Duke hedhur votën e tij në Moskë, Putin tha se ai do ta konsideronte çdo përqindje të votave, një sukses.

“Programi që unë propozoj për vendin është e drejta,” tha ai.

Vëzhguesit e zgjedhjeve raportuan parregullsi në qendrat e votimit në të gjithë Rusinë, megjithëse autoritetet zyrtare zgjedhore kishin urdhra për të siguruar votimin e lirë dhe të drejtë pasi shkeljet e parregullsitë dëmtuan zgjedhjet e fundit të Putinit në vitin 2012.

Në atë kohë Putin u përball me një lëvizje të rëndë opozitare, por që atëherë ai ka rritur popullaritetin e tij falë veprimeve ruse në Ukrainë dhe Siri, raporton “Daily Mail”.

Tani, ai përballet me shtatë sfidues, por asnjëri nuk përbën kërcënim serioz për sundimin e tij.

4A4F058B00000578-5514853-image-a-22_15213619214334A4F051F00000578-5514853-image-a-16_15213614985564A4EFA7E00000578-0-image-a-8_15213610970974A4F132200000578-0-image-m-7_15213610912914A4EF44900000578-0-image-a-4_1521361076066

Rusia sot në zgjedhje, votohet për Presidentin. Putin kërkon mandatin e katërt

Rusia voton sot në zgjedhjet presidenciale, e Vladimir Putin kërkon mandatin e tij të katërt në këtë post. Qendrat e votimit janë hapur që në mëngjes dhe rezultatet e para pritet që të shpallen pasditen e së dielës.

putinVladimir Putin është udhëheqësi dominant i Rusisë që nga viti 1999, si President ose si Kryeministër. Ai po shpreson për një mandat 6-vjeçar dhe përballë ka 7 kandidatë të tjerë.

Por, opozitari kryesor i Putinit, Alexei Navalny, nuk është lejuar që të marrë pjesë në këto zgjedhje presidenciale për një dënim për mashtrim, për të cilin Navalny thotë se është i motivuar politikisht.