TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rreth 50,000 njerëz janë larguar nga ofensivat kundër forcave rebele në Sirinë veriore dhe jugore, në ditët e fundit.
Sulmet ajrore ruse thuhet se vranë 31 vetë në Ghouta Lindore jashtë Damaskut të premten, pasi 20,000 vetë u larguan nga rajoni.
Në qytetin verior të Afrin, ku kanë ikur 30.000 njerëz, ku granatat turke vranë të paktën 18 vetë.
Shtatë vite lufte kanë detyruar rreth 12 milionë sirianë të braktisin shtëpitë e tyre.
Së paku 6.1 milionë janë të zhvendosur brenda vendit ndërsa 5.6 milionë të tjerë janë larguar jashtë vendit.
Më shumë se 400,00 vetë besohet të jenë vrarë ose janë zhdukur, të supozuar të vdekur, që nga fillimi i kryengritjes kundër Presidentit Bashar al-Assad në mars të 2011-ës.
Ministrat e jashtëm të Turqisë, Rusisë dhe Iranit – tre vende të përfshira ngushtë në konflikt – janë takuar në kryeqytetin Kazakistan, Astana, për t’u përgatitur për një samit në Siri në Stamboll muajin e ardhshëm.
Ndërsa Turqia është kundër presidentit Assad, Rusia dhe Irani janë aleatët më të ngushtë të udhëheqësit sirian.
Bisedimet në Kazakistan shihen nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, si një mundësi për të sjellë paqen në Siri.