TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një avion rrëshqiti nga pista dhe shpërtheu në flakë në një aerport në Turqi të mërkurën pasdite, duke plagosur 52 persona. Avioni po fluturonte nga Izmiri për në Stamboll me 177 pasagjerë në bord.
Kushtet e motit të lagësht e kishin bërë pistën edhe më të rrëshqitshme në aerportin Sabiha Gokcen. Pasi doli nga pista, avioni u nda në tre pjesë. Kompania "Pegasus" lajmëroi se për fat, asnjë person nuk ka humbur jetën.
Mes pasagjerëve ishin edhe 12 fëmijë. Mediat ndërkombëtare po pyesin se si është e mundur të mbijetosh pas një aksidenti të tillë.
Duket një mrekulli, edhe pse në fakt ka spekulime se kjo pistë është e mbipërdorur, çka e ka bërë terrenin më të lehtë për aksidentin.