AKTUALITET, 5 Shkurt 2020, 17:12

Vizita te Qyteti Studenti/ Basha paralajmëron Veliajn: Mos i terrorizo punonjësit!

Vizita te Qyteti Studenti/ Basha paralajmëron Veliajn: Mos i terrorizo

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një lidhje telefonike në News 24, duke cilësuar pozicionin e tij në lidhje me padinë e ngritur nga Bashkia e Tiranës.

Në lidhje ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Qytetin Studenti, u shpreh ndër të tjera se, 'askush nuk duhet të ndihet i terrorizuar nga skena të tilla të paraoërgatitura dhe se gjithsecili që intimidon qytetarët do të marrë përgjigjen e merituar me ardhjen në pushtet nesër të Partisë Demokratike'.

Incidenti në Qytetin Studenti, cili është komenti juaj?

Basha: Shqiptarët e kuptojnë që kjo nuk është incident, por tregues i zgjedhjes, i vendimeve, me të cilët përballen shqiptarët çdo ditë. Unë kam muaj që luftoj, diku me kamera e diku pa kamera, sepse e shoh si detyrë kryesore të një politikani, që merr përsipër t’i shërbejë popullit. Kam dëgjuar edhe kritika për PD dhe kam mësuar prej tyre. Kjo është pjesë shumë e rëndësishme. Vendi është në krizë shumë të thellë, duhen dëgjuar njerëzit, sepse nuk mund të zgjidhësh hallet e tyre.

A duhet të kishe marrë leje?

Vetëm rregullore nuk ka, sepse sipas rregullores nuk duhet të ndodhnin, por ndodhin se aty fshihen përfitues të drejtpërdrejtë të lidhur me bashkinë. Aty ka dhe veprimtari të paligjshme, për të cilat janë në dijeni edhe autoritetet, por tolerohen, sepse kudo ku ka zarar, mbrapa ka një zyrtar që përfiton. Unë isha ftuar nga disa studentë, për të dëgjuar shqetësimet e tyre. U futa në njërën prej dhomave për të parë shqetësimet e tyre. I ftohti ishte i papërballueshëm, veçanërisht në atë godinë, por edhe te të tjerat. Kjo është rruga që kam zgjedhur unë, të dëgjoj shqiptarët dhe t’iu bëj një përfaqësim dinjitoz halleve të tyre. U takova me një përfaqësuese të godinës, që ishte qartësisht e urdhëruar nga dikush tjetër të më ndalonte.

Edhe aty ku kam shkuar gjatë tërmetit, përfaqësuesit e pushtetit diskriminonin familjet, pse kanë pranuar Lulzim Bashën, edhe kur isha aty për të carë ndonjë hall e për t’i ndihmuar sadopak. Ata iu bënin presion familjeve, e kemi me raste konkrete të dokumentuar. Kështu ka degjeneruar qeverisja. Shqiptarët i trajton si skllevër. Kjo nuk është një situatë që meritojnë shqiptarët. Ju bëj thirrje të gjithë atyre që kanë qenë pas ngjarjes së djeshme, së pari i them çdo shqiptari që askush s’do më pengojë për të dëgjuar hallet tuaja.

Bashkia ju akuzon për dhunë…

Po lëri ato, janë mashtrime të një mashtruesi patologjik. E patë vetë videon. Rruga që ka zgjedhur mashtruesi, ka mbaruar.

Është shoë mediatik. Autori i këtyre mashtrimeve është pseudo-kryebashkiaku i Tiranës dhe Edi Rama. Ne do vijojmë të dëgjojmë njerëzit, të prekim hallet e tyre dhe të mundohemi t’iu japim zgjidhje. Nëse vazhdojmë kështu si jemi deri sot, kriza do rëndohet keq e më keq. Nuk ka asnjë shpresë, që gjërat të bëhen mirë krejt papritur. Unë po përpiqem të sjell një model të ri, të të dëgjuarit të njerëzve.

Detyra jonë e parë është të jemi me njerëzit. I them çdo shqiptari, që pajtohet apo jo me mua, unë do bëj gjithçka që t’i dëgjoj. Ndërsa, këtyre që bëjnë skena të tilla, jo asaj zonjës së shkretë në fjalë, që ishte terrorizuar, iu them t’i vënë gishtin kokës dhe çdo punonjësi të ligjit, nga policët te nëpunësit, të çlirohen nga frika, se çdo intimidim apo kërcënim për t’i përdorur, do të ketë përgjigje më të merituar me ardhjen e PD në pushtet. Terrorizuesit e punonjësve do të mbajnë përgjegjësi, asgjë nuk do të harrohet dhe as do të falet.