AKTUALITET, 5 Shkurt 2020, 17:51

Avioni me 177 pasagjerë del nga pista në Turqi, pamje dramatike nga Stambolli

Avioni me 177 pasagjerë del nga pista në Turqi, pamje dramatike nga

Një avion i kompanisë “Pegasus Airlines” ka dalë nga pista në aeroportin e Stambollit duke u përplasur teksa zbriste. Nga të dhënat paraprake raportohet për 22 të plagosur, ndërsa në bord ishin 177 pasagjerë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aeroportin “Sabiha Gokçe” të Stambollit dhe avioni po kthehej nga Izmiri.

Autoritetet janë duke nxjerrë tashmë pasagjerët e ngecur në avionin e shkatërruar tërësisht.

Për fat të mirë, deri më tani nuk flitet për viktima, megjithatë duhet të përfundojë operacioni i shpëtimit për të arritur në një konkluzion të plotë.

https://www.facebook.com/DailyMail/videos/633201940766588/