AKTUALITET, 5 Shkurt 2020, 15:46

E kishin kthyer në biznes shitjen e kokainës, arrestohen tre djem shqiptarë në Itali

E kishin kthyer në biznes shitjen e kokainës, arrestohen tre djem

Tre shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi e kishin kthyer në një “biznes” shitjen e kokainës. Shqiptarët shisnin kokainë në mbarë zonën e Valle Sabbias.

Jo vetëm kaq, por të rinjtë nga Shqipëria kishin shtrirë aktivitetin e tyre të paligjshëm edhe në komunat përreth. Kjo ishte arsyeja se përse ata përfunduan në prangat e karabinierëve. Ata u arrestuan këtë mëngjes, mirëpo për vetëm për njërin prej tyre u caktua masa e rreptë e “arrestit me burg”, pasi dy të tjerë u lanë në “arrest shtëpie”, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Kështu, u burgos vetëm 23-vjeçari, kurse janë lënë në masën e “arrestit në shtëpi” një 33-vjeçar e një 29-vjeçar. Hetimi për këtë rast ka zgjatur më shumë se një vit, pasi shqiptarët janë mbajtur nën vëzhgim. Policia iu kishte gjeture atyre kokainë të gatshme dhe 2600 euro. Pas pyetjeve policore, u zbulua se kemi të bëjmë me një grup të organizuar që merrej me tregti droge.