AKTUALITET, 5 Shkurt 2020, 18:30

BE grup verifikimi për reformat, Verhelyi: Nëse shkelni kushtet, heqje fondesh e pezullim negociatash

BE grup verifikimi për reformat, Verhelyi: Nëse shkelni kushtet, heqje

Propozimi i Komisionit Europian për metodologjinë e re të zgjerimit synon ta bëjë procesin më të besueshëm, më dinamik, më të parashikueshëm dhe më gradual. Ndryshimi në thelb i kësaj metodologjie lidhet së pari me një fokus më të madh te reformat thelbësore, duke përshirë jo vetëm reformat e shtetit ligjor, funksionimin e institucioneve demokratike dhe administratën publike, por edhe ekonominë e vendeve të Ballkanit.

Sê dyti, bëhet fjalë për një vlerësim dhe kontroll më të rreptë të zbatimit të reformave të integrimit nga grupe ekspertësh të Komisioni Europian dhe shteteve anëtare. Këtë e ka konfirmuar edhe komisioneri për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimin, Oliver Varhelyi në pyetjet e drejtuara nga ABCnews:

“Po, mund t’ju konfirmoj se plani ynë është që të kemi ekspertë nga shtetet anëtare së bashku me ekspertët tanë të angazhuar në misione në terren për të bërë vlerësimin e progresit të këtyre vendeve. Eshtë e rëndësishme që të ndërtojmë besim midis ekpsertizës së një shteti anëtar dhe vendeve të Ballkanit. Kjo është ajo që mungon. Ne duhet të krijomë këtë besim dhe jemi të gatshëm që të punojmë për këtë”, thotë Oliver Varhelyi, komisioner për Zgjerimin.

Së treti, ndryshimi ka të bëjë me grupimin e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në 6 grupe, duke mundësuar hapjen dhe mbylljen e një grupimi dhe jo çdo kapituj në mënyrê individuale. Komisioni propozon hapjen dhe mbylljen e një grupimi kapitujsh brenda një viti. Së treti, nndryshimi ka të bëjë me instrumenytat penalizues në rastin e shkeljeve serioze apo regresit në fushat e shtetit ligjor dhe lirive themelore, apo krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Lidhur me instrumentat që kemi në dispozicion dhe këtu po i përgjigjem edhe pyetjes së gazetarit holandez, po, Ndërpreja e fondeve është një nga instrumentat që kemi dhe kemi vullnetin që ta përdorim në rastet kur ështê e nevojshme. Në përdorimin e instumentave negativë, ne duhet të jemi proporcionalë lidhur me shkallën e regresit ose mungesës së performancës. Mund të përdorim prerjjen e fondeve, por gjithashtu një rihapje të një kapitulli të mbyllur të negociatave të anëtarësimit. Në këtë rast, kjo ilustron domethënien e kthyeshmërisë së procesit. Mund të pezullojmë negociatat në disa fusha ose mund të pezullojmë tê têrë procesin e negociatave në varësi të çështjes që bëhet fjalë ”, shprehet Varhelyi.

Metodologjia e re ofron pjesëmarrje më të madhe në tregun dhe programet europiane, me një plan investimi që pritet të detajohet në samitine Zagrebit. Në prezantimin para komisionit të punëve të jashtme, komisioneri Varhelyi ka thënë se ka shpresë për hapjen e shpejtë tê negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.