AKTUALITET, 5 Shkurt 2020, 17:58

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, automjeti përplas për vdekje këmbësorin

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, automjeti

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, me pasojë vdekejn e një gruaj, rreth 45 vjeç, e cila edhe pse është transportuar menjëherë në urgjencë për ndihmë mjekësore por për shkak të plagëve të rënda ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë drejtuesi i kamionit është ndaluar dhe shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se shkak i këtij aksidenti është bërë, tentativa për të kaluar autostradën nga këmbësorja, ku për pasojë është goditur nga kamioni.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të këtij aksidenti të rëndë.