AKTUALITET, 5 Shkurt 2020, 16:55

Rrëmbimi i Jan Prengës/ Ndalohet një anëtar i familjes Doçi

Rrëmbimi i Jan Prengës/ Ndalohet një anëtar i familjes

Një anëtar i familjes Doçi në Shkodër, që policia dje i sekuestroi disa pasuri është ndaluar në doganën e Hanit të Hotit.

Ardian Doçi deklaroi që një ditë më parë se sot do të vinte në Shqipëri, pasi policia i bllokoi pasuritë.

Ky i fundit ka urdhëtuar nga Vjena në Podgoricë me avion dhe është ndaluar në doganën e Hanit të Hotit, kur po futej në Shqipëri.

Ardian Doçi është vëllai i Gentian Doçit që policia e akuzon si organizator të pengmarrjes dhe vrasjes së Jan Prengës në Kamzë.

Gjithçka ka të bëjë me konfliktet për kokainën ne Angli.