AKTUALITET, 5 Shkurt 2020, 16:02

“Të parandalohet degradimi i standardeve demokratike të qeverisjes”, Meta reagon pas udhëzimeve të Këshillit të Evropës

“Të parandalohet degradimi i standardeve demokratike të

Presidenti Ilir Meta reagon pasi Këshilli i Evropës miratoi udhëzimet ndaj qeverive si të mirëmbajnë ekuilibrat e demokracisë.

“Një angazhim që duhet mbështetur nga të gjithë që të parandalohet degradimi i standardeve demokratike të qeverisjes dhe shtetit të së drejtës”, shkruan Presidenti Meta nw njw postim nw Facebook.

Komiteti i Ministrave ka miratuar sot një listë që synon të sigurojë se fituesit e zgjedhjeve mbështesin praktikat demokratike.

Lista e përpiluar nga Komisioni i Venecias, grupi i ekspertëve i Këshillit të Evropës – u jep udhëzime qeverive se si të mbajnë ekuilibrat e demokracisë, pavarësisht se çfarë lloj sistemi përdor ai vend.