AKTUALITET, 5 October 2026, 13:36

Detaje/ I dënuar me 26 vite burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, kush është 67-vjeçari që u ekstradua nga Brazili

Detaje/ I dënuar me 26 vite burg për marrëdhënie seksuale me

Ky është 67-vjeçari Artef Lekaj, që u ekstradua nga Brazili një ditë parë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare për abuzim seksual me të mitur.

Ai kërkohej pasi Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 26 vite burg për “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Ngacmimi seksual”, vendim i cili mori formë të prerë nga Apeli në Tiranë.

Sipas Policisë, gjatë periudhës 2020-2021, Artef Lekaj ka ngacmuar seksualisht një të mitur 10-vjeçare dhe ka abuzuar seksualisht me një tjetër të mitur, 15-vjeçare.

Njoftimi i Policise:

Interpol Tirana/Vijon bashkëpunimi intensiv me homologët, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”.

Ekstradohet nga Brazili, 1 shtetas i dënuar me 26 vjet burgim për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Ngacmimi seksual”.

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpol Tiranës dhe homologëve në Brazil, gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Brazili në Shqipëri, të shtetasit Artef Lekaj, 67 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar me 26 vjet burgim, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Ngacmimi seksual”, vendim i cili ka marrë formë të prerë nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Gjatë periudhës 2020-2021, shtetasi A. L. ka ngacmuar seksualisht një të mitur 10-vjeçare dhe ka abuzuar seksualisht me një tjetër të mitur, 15-vjeçare.

Pas ekstradimit nga Brazili, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ekzekutuan vendimin penal të Gjykatës së Apelit.