TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një banesë në Kamëz. Sipas policisë, lënda plasëse ishte vendosur në murin rrethues të banesës, në pronësi të shtetasit Xhelal Kurti, rreth 55 vjeç.
Sipas Policisë, nga shpërthimi janë shkaktuar dëme në murin rrethues dhe në një automjet të parkuar, në pronësi të djalit të 55-vjeçarit.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Njoftimi i policise:
Më datë 09.10.2026, rreth orës 05:05, në lagjen Nr. 1, Bathore, është vendosur në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. K., rreth 55 vjeç, një sasi lënde e dyshuar plasëse, e cila ka shpërthyer.
Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në murin rrethues të banesës dhe në një automjet të parkuar pranë derës së saj, në pronësi të djalit të 55-vjeçarit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.