TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, deklaroi se protesta e qytetarëve është historike dhe nuk e sheh që ka një rrudhje të saj.
Qori tha se protesta do të vijojë deri në dorëheqjen e Edi Ramës.
"Jam shumë më optimist në analizën e protestën. Ky optimizëm vjen nga një sens realizimi në të qenurit çdo ditë në protestë. Kurrë nuk ka patur protesta kaq të mëdha dhe kaq të gjata në vazhdimësi, madje kaq këmbëngulëse në kuptimin e qytetarëve që vijojnë të dalin në protestë.
Sikur dikush ti thoshte një njeriu normal, që do të shkosh në ishullin më të bukur në pesë muaj, besoj se do të lodhej dhe mërzitej. Pjesëmarrja vijon të jetë konsistente dhe serioze.
Jemi në muajin e pestë dhe nuk mund të ketë aq shumë njerëz sa në muajin e parë. Protesta është transformuar në pjesë të normalitetit.
Edhe po ta krahasojmë me përvojat e vendeve të tjera, besoj se merr notën 10. Mund të entuziasmohemi me atë që po ndodh në Francë dhe Spanjë por ka pak ditë që ka nisur.
Përsëri mendoj se kjo protestë është historike, nga përmsat vazhdimësia dhe këmbëngulja, apo edhe nga kërkesat.
Mesazhet që jepen, idetë që artikulohen, thirrjet kreative, goditëse. Nëse thirrja e parë është “Rama jepe dorëheqjen”, thirrje e dytë “Rama në burg, Berisha në burg”, është akuzë e përditshme ndaj sistemit të vjetër dhe të kompromentuar.
Protesta vijon të jetë fenomeni më i rëndësishëm politik dhe do të vijojë të jetë deri në dorëheqjen e Edi Ramës. Po të ishim vend normal, kryeministri do ta kishte dhënë dorëheqjen.
Nuk kemi pse shkojmë në vende si Danimarka, mjafton shikoni Kosovën, pak ditë protestë dhe kryeministri tërhiqet.
Rama që javën e parë të protestës këtë duhet të bënte", deklaroi Qori.