AKTUALITET, 9 October 2026, 09:34

Harta e re territoriale, Rama: S’bëhen ‘hesape pa hanxhinë’ me PS. Shtysë modernizuese për vendin, u zbuluan edhe duart e pista

Harta e re territoriale, Rama: S’bëhen ‘hesape pa

Pas votimit që zgjati deri pas mesnate në Kuvend për ligjin e ri të hartës territoriale, kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e cilëson vendimin një tjetër hap drejt modernizimit të Shqipërisë.

Pasi Territorialja mori 85 vota pro në Kuvend, në një reagim të shkurtër në platformën X, Rama përcolli një mesazh për ata që sipas tij kishin bërë llogari të gabuara për qëndrimin e socialistëve.

Kryeministri shkroi se votimi tregoi edhe një herë se askush nuk duhet të bëjë “hesape pa hanxhinë” me Partinë Socialiste.

Rama nuk ka lënë pa komentuar as debatet dhe kundërshtitë politike që shoqëruan procesin, duke përcjellë edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për kundërshtarët e tij politikë.

“Përtej të gjithë debateve të brendshme, spekulimeve të jashtme dhe peripecive të një kohe të ngatërruar nga gjithfarë duarsh të pista, ca të dukshme e ca të padukshme po jo të pazbuluara tanimë, votimi i mbrëmshëm në Kuvend i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese!

Dhe nga ana tjetër, u tregoi edhe njëherë të gjithë atyre që e kishin të nevojshme, se nuk duhet të bëjnë asnjëherë “hesape pa hanxhinë” me Partinë Socialiste”, shkruan Rama.