TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtori i Komunikimit të PD-së, Alfred Lela, ka debatuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Blendi Klosi, në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, lidhur me reformën territoriale, të cilën PS po e kalon në mënyrë të njëanshme.
Debati:
Rakipi: A pati konsultime? Dolën njerëzit tuaj kundër. Mirë ata që kanë interesa, por popullata.
Klosi: Siç ka pro, ka edhe njerëz që e mendojnë...
Lela: As njerëzit tuaj nuk bindni.
Klosi: Rri i qetë mos i qaj hallin socialistëve.
Lela: Kemi parë njerëz që digjnin teserat e PS-së.
Klosi: Nga 61 bashki që u pyetën, disa e kundërshtuan. Sa i përket votës, kështu keni thënë edhe në 2014, por votat në këto komunitete vetëm shtohen. Votat e pëlqimit të qytetarëve…
Lela: Pse nuk thoni kemi 84 dhe bëjmë ç’të duam?
Klosi: Ne do të bëjmë të mirën e Shqipërisë.
Lela: Thoni bëjmë si të na dojë dëshira. Flisni këtu për koncepte të vetëqeverisjes, konsulenca…
Klosi: Rrini i qetë, mos i qani hallin PS-së.
Lela: Këtë thuaj, ne bëjmë si duam vetë.
Nga 61 bashki 10 votuan kundër, të tjerët ishin pro.
Lela: Kundër janë këta që copëtohen.
Klosi: Ka efekte momentale, por kemi patur diskutime në komision, bipartizane, politike.
Lela: Një parti afërmendsh e bën një lëvizje me një qëllim politik.
Klosi: Për të përmirësuar jetën e qytetarëve.
Lela: Hyra dhe pashë për të gjetur një model, ose një numër të ngjashëm. Do ta jap vende të Ballkanit afër nesh. Pse nuk ia kërkon BE, Kroacisë? Pse nuk ia kërkon Sllovenisë? Apo Malit të Zi? Italia ka 7896 komuna. Ku e merrni ju këtë, nga cili xhep i demokracisë dhe gënjeshtrëës e merrni modelin me 45?
Rakipi: Ju po të doni tani bëni vetëm një bashki, i gjeni të gjitha arsyetimet….
Klosi: Në rast se kemi Tiranën apo Durrësin, këdo të marrim, a është sot qytetari i Pezës, Baldushkut, Zall Herrit, që shërbehet si në Tiranë? Kjo është ideja. Ka mundësi të shërbehet, ka flotë më të madhe, staf më të madh, ka mundësi t’ju bëjë shërbimet. Që të kesh shërbimet si në një qytetat, ka edhe banori i ish komunave. Kjo do të ndodhë.