TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Dritan Hila, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, deklaroi de protesta e qytetarëve është rrudhur pasi nuk artikulohen ide, por vetëm parrulla për futjen e politikanëve në burg.
"Protestës i mungon mendimi. Marrim shëndetësinë, duam thonë shëndetësi me standard. GDP-ja jonë është 180 mijë lek për person. Italia e ka 2200 euro. Nëse do mjekësi europiane, do të thuash, do t’ju marr 50% të të ardhurave dhe do tju bëj mjekësi europiane. Në kohën kur parrulla është "Rama në burg, Berisha në burg", deri këtu shkon fantazia, mendoj se edhe ata që shkuan në protestë, thanë dale, duhet të kesh një program. Ata i sulen çdo njeriu që nuk është dakord me protestën.
Mungesa e ideve të protestës, nuk të vjen njeri mbrapa. Janë me dhjetëra biznesemenë që e kishin me qejf protestën, por kur nuk panë ide iu kthyen punëve të tyre. Nëse ka forcë politike opozitare me pushtetin, është PD-ja. Këta të tjerët nuk kanë ide se çfarë do të bëjnë me pushtetin. Mbaj mend para 10 vjetësh, ndanin poste ministrsh, edhe tani këtë punë bëjnë me njëri tjetrin.
Protesta është rrudhur. Sa i përket numrave 200 apo një mijë në shesh, mund të rrinë por nuk fitojnë gjë. Ka ndejtur Berisha në bulevard, por kur ndryshoi diskursin politik erdhi në pushtet në 2005. Po këta cilat janë figurat? Ja shpalli zgjedhje Rama, si i bëhet?
Po nuk u organizove dhe artikulove si forcë politike, nuk ke gjë në vijë.
Protesta ka mbetur butaforike nuk ka asnjë lloj kuptimi ashtu", tha ndër të tjera Hila.