TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Atalanta fiton 2-1 në transfertë kundër Genoas. Sfida e vlefshme për javën e 16-të të Serisë A dhuroi shumë emocione.
Të parët që shënuan ishin vendasit me Bertolaccin në minuën e 4-t. Por Atalanta barazoi me Ilicic në minutën e 45-të.
Në pjesën e dytë, Atalanta shënoi edhe golin e dytë dhe atë të fitores njëkohësisht, pasi Masiello mposhti portierin e Genoas në minutën e 52-të.
Etrit Berisha ishte titullar për Atalantën edhe në këtë sfidë, ndërsa skuadra e portierit shqiptar tashmë shkon në kuotën e 23 pikëve në vendin e 8-të në Serinë A.
Genoa mbetet në vendin e 16-të me 13 pikë.