SPORT, 13 Dhjetor 2017, 10:26

Premier League/ Chelsea fiton dhe arrin United, super përmbysje e Crystal Palace

Premier League/ Chelsea fiton dhe arrin United, super përmbysje e Crystal

Chelsea fiton 3-1 ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Premier League-s kundër Huddersfield.

“Blutë” e Londrës kanë mposhtur debutuesit me golat e Bakayoko, Willian dhe Pedro.

Me këtë fitore, Chelsea arrin Manchester United në vendin e dytë të renditjes me pikë të barabarta, 35 secila skuadër, edhe pse “djajtë e kuq” kanë një ndeshje më pak.

Një përmbysje të madhe ka bërë sot Crystal Palace, teksa ka fituar në shtëpi 2-1 kundër Watford.

Vendasit ishin në disavantazh 0-1 deri në minutën e 89-të, minutë në të cilën ka barazuar për Crystal Palace, Sako, ndërsa McArthur shënoi golin e fitores në minutën e 92-të.

Burnley fitoi 1-0 ndaj Stoke, falë golit të Barnes në minutën e 89-të.

Burnley-Stoke 1-0

Shënues: Barnes 89’

Crystal Palace-Watfort 2-1

Shënues: Sako 89’, McArthur 92’/Janmaat 3’

Huddersfield-Chelsea 1-3

Shënues: Depoirtre 92’/ Bakayoko 23’, Willian 43’, Pedro 50’

https://www.youtube.com/watch?v=avedOJI46Bg