TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bundesliga ka luajtur sot katër ndeshje të javës së 16-të të saj.
Ajo që bie në sy është fitorja e Borussia Dortmund në transfertë kundër Mainz me rezultatin 0-2. Sokratis dhe Kagawa ishin autorët e golave për verdhezinjtë.
Trajneri Stoeger debutoi me fitore në stolin e Dortmund.
Ndërkohë që Hamburg u mposht në shtëpi 1-2 nga Frankfurt. Mërgim Mavraj u aktivizua si titullar dhe më pas u zëvendësua në minutën e 82-të.
Në dy ndeshjet e tjera, Wolfsburg barazoi 1-1 në shtëpi me Leipzig, ndërsa Freiburg fitoi 1-0 ndaj Borussia M’Gladbah.
Wolfsburg-Leipzig 1-1
Shënues: Verhaegh 15’/ Halstenberg 52’
Freiburg-Borussia M. 1-0
Shënues: Petersen 20’
Hamburg-Frankfurt 1-2
Shënues: Papadopoulos 9’/ Wolf 16’, Gacinovic 24’
Mainz-Dortmund 0-2
Shënues: Sokratis 55’, Kagawa 89’