SPORT, 11 Dhjetor 2017, 13:48

Shorti i Europa League/ Milani me fat, short ferri për Dortmundin

Shorti i Europa League/ Milani me fat, short ferri për Dortmundin

Shorti i Europa League ka dhuruar përballje interesante për raundin e 1/16-ve, teksa me më shumë fat ka qenë Milani, që në fazën tjetër do të ketë përballë Ludogorets. Dueli më i bukur do të jetë ai mes Dortmundit dhe Atalantës, me dy nga skuadrat që dhurojnë futboll të hapur.

Atletiko Madrid sfidon Kopenhagenin, ndërkohë që Lacio e Strakoshës sfidon Ludogorets, në një duel ku nuk pritet që të kenë shumë probleme. Napoli sfidon Lajpcigun në fazën tjetër, teksa skuadra e Sarrit do të mundohet që të harrojë zhgënjimin nga eliminimi në Champions.

SHORTI I FAZES SE 1/16-ve

B.DORTMUND-ATALANTA

NISE-LOKOMOTIVA E MOSKES

KOPENHAGEN-ATLETIKO MADRID

SPARTAKU I MOSKES-ATLETIK BILBAO

AEK-DINAMO KIEV

SELLTIK-ZENIT

NAPOLI-LAJPCIG

CERVENA ZVEZDA-CSKA E MOSKES

LION-VIJAREAL

REAL SOCIEDAD-SALZBURG

PARTIZANI I BEOGRADIT-VIKTORIA PELZEN

STEAUA E BUKURESHTIT-LACIO

LUDOGORETS-MILAN

ASTANA-SPORTING I LISBONES

OSTERSUNDS-ARSENAL

OLIMPIKU I MARSEJES-BRAGA