TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i PD-së,Tritan Shehu ka reaguar ndaj vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për të unifikuar dhe disiplinuar oraret e vizitave të familjarëve në spitale.
Në një postim në rrjetet sociale ish ministri Tritan Shehu shkruan se ky është një urdhër shterpë që pasqyron një mentalitet të Rilindjes ultra centralist e të rrezikshëm në tërësi.
Postimi i plotë:
Nje urdher jo vetem shterpe ne ide per spitalet e vendit ai qe u publikua sot, por dhe qe pasqyron nje mentalitet te Rilindjes ultra centralist e te rrezikshem ne terresi.
E pa imagjinueshme kjo qe po ndodh me sistemin tone shendetesor, tashme gati per tu shndruar me shume se dhe nje repart ushtarak ne centralizmin e tij.
Jo vetem nuk mund te flitet per autonomi spitalore, “spitali ndermarje” etj ide zhvilluese, por po kalohet nen nje trysni, qe edhe ne diktature nuk ishte mbi spitalet.
Pa asnje dyshim ky nuk eshte vetem nje gabim i thelle menaxherial spitalor, eshte shprehje e largimit teresor te Qeverise nga cdo element autonomie, decentralizimi, demokracie e ekonomie tregu.
Eshte shprehje autokracie, jo larg diktatures!
Te dashur miq, lexojeni vete, nuk do tu besoni syve…spitaleve te vendit u caktohen edhe oraret e vizitave, takimeve deri ne minuta, reanimacioneve po keshtu!!!