TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, në një intervistë për “Sky Sports”, ka zbuluar se Premierliga është objektivi i “Redsave”, e jo Liga e Kampionëve.
Premierliga po shkon drejt fundit dhe Liverpooli duhet t’i shtrëngojë fortë dhëmbët për të ruajtur pozitën e parë, për momentin e ndan me Manchester Cityn, por me një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa Tottenham vazhdon të qëndrojë prapa duke pritur për gabime të kundërshtarëve.
Salah, që ka shënuar 20 gola në 34 paraqitje, ka kërkuar nga shokët e skuadrës që të luftojnë dhe të mos mendojnë për asgjë tjetër në fushë, nëse duan që në fund të kurorëzohen me titullin e kampionit.
“Në këtë moment ka shumë presion, edhe sepse ne duam absolutisht të fitojmë titullin kampion në Premier League”, tha Salah.
“Mbeten ende 12 ndeshje deri në përfundim të kampionatit dhe të gjithë flasin për këtë argument”.
“Ne ndërkohë duhet të mos lejojmë që presioni të futet Brenda fushës”.
“Të qëndrojmë të përqendruar vetëm në objektivin tonë”.
“Duhet të vazhdojmë të luajmë sikurse kemi bërë në këto muajt e fundit”, shtoi Salah.
Kjo është një javë shumë e rëndësishme sa i përket titullit kampion, pasi Liverpooli i shkon të dielën Manchester Unitedit në Old Trafford dhe në rast dështimi, mund të humbasë kreun.