TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Predha e gjetur pranë një blloku pallatesh një ditë më parë në qytetin e Pukës, ende nuk është hequr. Policia nuk e ruan më municionin e rrezikshëm që ndodhet shumë pranë pallatit ku jetojnë dhjetëra familje.
Po kështu nuk është vendosur as perimetër sigurie. Burime nga Policia thanë se janë njoftuar ekspertet e xhenios por ende nuk kanë ardhur.
Predha mendohet të ketë dhe djegore. Municioni i rrezikshëm ndodhet vetëm 60 metër larg pallateve ku prania e fëmijëve është e zakonshme. Predha u konstatua një ditë më parë nga punonjësit e pastrim gjelbërimit./BW