AKTUALITET, 23 Shkurt 2019, 11:31

Nuk i ndaloi policisë në Qafë Thanë, kapet në Elbasan. 3 kg drogë në makinë

Nuk i ndaloi policisë në Qafë Thanë, kapet në Elbasan.

Arrestohet 41-vjeçari E.Ç, nuk pranoi ti ndalonte një postblloku policor në Qafë Thanë.

Pas neutralizimit në Elbasan, efektivët i gjejnë dhe 3 kg drogë të dyshuar si canabis në makinë.

Burimet policore sqarojnë se: Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

E.Ç, 41 vjeç, banues në Delvinë.

Ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në Qafë-Thanë, nuk iu është bindur punonjësve të Policisë për të ndaluar, të cilët më pas janë vënë në ndjekje të tij dhe kanë bërë kapjen dhe ndalimin e E.Ç., në hyrje të qytetit të Elbasanit, ku gjatë kontrollit të mjetit në bagazh, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec.