AKTUALITET, 23 Shkurt 2019, 10:15

Vidhte naftën e kompanisë ku punonte, prangoset mekaniku

Vidhte naftën e kompanisë ku punonte, prangoset mekaniku

Policia ka vënë në pranga një 44-vjeçar, i cili akuzohet se ka vjedhur kompaninë ku punonte.

Sipas policisë 44-vjeçari është banues në Fier dhe me detyrë mekanik në një kompani nafte. Ai akuzohet se ka vjedhur naftë dhe vaj lubrifikant, të cilat iu gjetën në mjetin e tij personal.

Njoftimi i policisë:

Kapet duke vjedhur në kompaninë ku punonte, ndalohet nga policia.

Specialistët për Hetimi e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin:

E.G, 44 vjeç, banues në Fier. (Me detyrë mekanik në një kompani nafte).

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Zharëz, Patos, në ofiçinën e kompanisë ku punonte, dyshohet se ka vjedhur disa litra naftë dhe vaj lubrifikant.

Në cilësinë e provës materiale ju gjetën dhe sekuestruan në mjetin e tij tip “Benz” disa bidona plastikë të mbushur me vaj dhe naftë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”.