AKTUALITET, 25 Janar 2018, 09:02

Treni përplasi 18-vjeçaren në Vorë, në gjendje të rëndë për jetën

Treni përplasi 18-vjeçaren në Vorë, në gjendje

Një ngjarje e rëndë është shunuar mëngjesin e sotëm. Një vajzë e re është përplasur nga treni. Bëhet e ditur se mosha e vajzës është 18 vjeç.

Ajo sipas të dhënave të para ishte ulur mbi shina dhe lidhte këpucët, kur papritur është përplasur nga treni.

Pas ngjarjes, është dërguar në spital, ndërsa nga të dhënat mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën.

Njoftimi i policisë

Me datë 25.01.2018, rreth orës 08:10, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Vorë, ka një aksident.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbëritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca,  ku nga verifikimet paraprake rezulton se:

Në stacionin e trenit në Vorë, lokomotiva, me drejtues shtetasin J.N., 61 vjeç, ka aksidentuar shtetasen S.B., 18 vjeçe, e cila u transportua në spital dhe ndodhet në gjendje të rënde shëndetësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet e metejshme për përcaktimin e shkakut të aksidenit.

Drejtuesi J.N., është  shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme./TPZ.AL