TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pritet të mbahet sot seanca e radhës parlamentare, e dyta për këtë vit. Pikat që janë parashikuar për diskutim janë dhjetë.
Ndër to është betimi i deputetëve të rinj, pas heqjes së mandatit për Gledion Rehovicës dhe Aqif Rakipit.
Po ashtu, pritet të ketë edhe debate lidhur me miratimin e listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit si dhe miratimin e listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Në këtë seancë parashikohet të ketë përplasje mazhorancë –opozitë edhe për shumë çështje të tjera të cilat kanë qenë në qendër të debateve ditët e fundit.
Rendi i ditës vijon si mëposhtë:
Raporti i Këshillit për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin
- Projektvendim “Për emërimin, e zotit Idlir GJATA, si anëtar i Bordit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare” (pdf) (Rregullore, neni 111, votim me shumicë të thjeshtë)
- Projektvendim “Për zgjedhjen e dy anëtarëve të Autoritetit të Konkurencës”
SHËRBIMI I SEANCËS PLENARE 2
- Projektvendim “Për propozimin Kuvendit të RSH të kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik”
- Projektvendim “Për një shtesë në vendimin nr. 90/2017 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, të ndryshuar
Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)