AKTUALITET, 27 Shkurt 2018, 12:06

Tre qytetet me më shumë shi, sinoptikanët: Kujdes, ulje e ndjeshme temperaturash

Në dy ditët në vijim, sidomos gjatë natës do të kenë ulje të ndjeshme të temperaturave. Sinoptikanët e IGJEUM në parashikimin e fundit meteorologjik që kanë bërë, thonë se reshje shiu mesatare do të ketë kryesisht në 3 qytete të vendit, ndërsa bora do të arrijë deri në afërsi të bregdetit.

RESHJET

Sot pasdite dhe nesër në shumicën e qarqeve priten reshje të dobëta, ndërsa në Dibër, Tiranë dhe Elbasan reshje mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Pritet prania e reshjeve në formë dëbore, kryesisht në zonat malore, por edhe në ultësirat fushore deri në afërsi të bregdetit.

Reshjet e dëborës mund të sjellin problematika të ndryshme në transportin rrugor dhe ngrica si pasojë e uljes së ndjeshme të temperaturave, sidomos gjatë natës.

Shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re.

TEMPERATURAT

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: +1 / 7

në vendet e ulëta: +1 / 5

në vendet malore: – 8 / 2 °C

ERA

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

RREZIKU NGA PËRMBYTJET

———————————————–

Nga llogaritjet hidrologjike e IGJEUM, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë prurje të qëndrueshme përgjatë dy ditëve të ardhshme. Nga data 2 Mars 2018 dhe ditët në vazhdim tendenca e prurjeve do të jetë drejt rritjes.