TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Deri në orën 12:00 duhet të keni dhënë të gjithë dorëheqjen”. Kjo ndodh në institucionet shqiptare. Bëhet fjalë për administratorin e sha Hekurudha Shqiptare, Ani Dyrmishi.
Ky i fundit ka kërkuar dorëheqjen e gjithë drejtuesve, pa asnjë motivacion. Bëhet fjalë për të paktën 30 njerëz që hidhen në rrugë me një të “rënë të lapsit”.
Emri i Ani Dyrmishi ishte pjesë e të famshmes “listë e zezë” të kryeministrit Rama, të cilën ai e publikoi kohë më parë në “Facebook” për të provuar se është i gatshëm të shkarkojë abuzuesit e mëdhenj të administratës, që janë denoncuar nga qytetarët.
Dyrmishi ka qenë ish-drejtori i Hipotekës së Durrësit, ndërsa më pas u emërua drejtor tek Hekurudhat.
Në këtë detyrë ai zëvendëson Ilir Dashin, i cili ishte përfaqësues i LSI. Dyrmishi u largua nga Hipoteka e Durrësit pak pas zgjedhjeve, kur kryeministri Rama u kërkoi të gjithë drejtorëve të jepnin dorëheqjen, por saga e pushimit nga puna nuk zgjati shumë.