AKTUALITET, 27 Shkurt 2018, 10:58

Fshati i izoluar nga bora, qytetari apel për ndihmë/VIDEO

Fshati i izoluar nga bora, qytetari apel për ndihmë/VIDEO

Të bllokuar prej ditësh nga bora e madhe që ka rënë në Fushë-Bulqizë një qytetar ka gjetur ,mënyrën më të mirë për t’i bërë thirrje autoriteteve përgjegjëse që të marrin masa për jetët e njerëzve.

Ai ka shpërndarë videon në faqe të ndryshme ku paraqet situatën e vështirë nga izolimi i borës ku kërkon ndihmë.

“Këtu jemi në fshatin Koçaj në Fushë-Bulqizë, ku siç thotë mesazhdërguesi, banorët janë të bllokuar prej disa ditësh dhe askush nuk u ka ardhur në ndihmë. Pamjet flasin vet, ndërsa komenti i djalit është mëse i mjaftueshëm”, shkruan qytetari.

https://www.facebook.com/JETAOSHQEF/videos/10155716610398371/