AKTUALITET, 27 Shkurt 2018, 10:05

Rritja e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiake, Vasili: Po check up përse shërbeu?

Rritja e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiake, Vasili: Po check up

Kreu i grupit parlamentar për LSI-në, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me të dhënat e fundit të INSTAT për shkaqet e vdekshmërisë në vend.

Ai ngriti si shqetësim pikërisht faktin se grupmoshat 40-60 që sipas të dhënave të INSTAT janë dhe më të prekshëm nga sëmundjet kardiake nuk janë të përfshira në check up.

Shifrat e larta të vdekjeve nga kjo sëmundje dhe mungesa e check upit nga këto grupmosha sipas Vasilit sjell një shpërdorim kriminal ta parave në mjekësi.

Reagimi

Instat konfirmon edhe per 2017 nje rritje te vazhdueshme e te theksuar te vdekjeve nga semundjet kardiake ne grup moshat 45-60 vjec por edhe me te reja. Po e njejta rritje e theksuar eshte edhe te sëmundjet tumorale me shtrirje nga 40- 60 vjeç.

Te gjitha keto grup mosha jane te mbuluara nga check up.

Kam kerkuar ne sallen e parlamentit se cilet jane treguesit, qe provojne permirsime pas fillimit disa vjecar te chek up dhe kërkova sa eshte ulur vdekshmeria nga kanceri dhe semundjet kardiake qe jane edhe shkaktaret kryesore te vdekjeve.

Pervec entuziazmit oligarkik dhe injorant te xhepave te mbushur te kryeministrit dhe te ministres se tij, nuk kishte asnje përgjigje profesionale.

Keto shifra flasin vete dhe check up ishte nje shperdorim kriminal i parave te nje mjekesie qe vuan nga nje nivel shume i ulet financimi. Kur shkollepakesia behet bashke me grykësine ndodhin vetem tragjedi.