TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në qarkun e Lezhës është pezulluar mësimi. Shkak për këtë janë bërë reshjet e shumta të dëborës që kanë zbardhur qytetin, çka kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e automjete. Në këto kushte, transporti i nxënësve është bërë i pamundur.
Raportohet se disa nga rrugët janë të kalueshme vetëm me zinxhirë, ndërsa borëpastrueset po vazhdojnë pastrimin e tyre.
Ndërkohë që probleme paraqiten edhe në qytete të tjera si Elbasani, Librazhdi, Përrenjasi, Korça, Dibër, ku dëbora ka bllokuar disa nga akset kryesore.
Mirëpo, vështirësi haset në zonat e thella, ku disa fshatra kanë ngelur të izoluar dhe pa energji elektrike.