TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e kantonit St.Gallen në Zvicër ka shkatërruar një grup të organizuar kriminal, që trafikonte heroinë.
Droga vinte nga Shqipëria dhe shpërndahej në këtë rajon. Në prangat e policisë ranë katër shqiptarë dhe dy serbë, këta të fundit vëllezër. Policia sekuestroi 15 kilogramë heroinë me një vlerë prej të paktën 1 milion franga.
Po ashtu u sekuestruan edhe shumë para cash. Mësohet se serbët shpërndanin drogën. Ishin ata që ranë të parët në prangat e policisë, e cila më pas zbërtheu rrjetin.
Droga vinte në Zvicër nga korrierët shqiptarë dhe më pas shpërndahej.