AKTUALITET, 27 Shkurt 2018, 08:28

Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet laçiani

Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet laçiani

Ishte në kërkim ndërkombëtar, laçiani 50-vjeçar është arrestuar me qëllim ekstradimit drejt Italisë.

Nga sa bëhet e ditur, shërbimet e Policisë të Komisariatit nr. 5, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë bërë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë 50-vjeçarin, Kastriot Menga, banues në Laç.

Gjykata e Trentos Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “Grabitje“, “Armëmbajtje pa leje“, “Shfrytëzim prostitucioni “ dhe “Emigracion të paligjshëm”  parashikuar nga nenet  81, 110, 416, 624, 625, 648 si dhe nenet 3 e 4 të Kodit Penal Italian.

AKTUALITET / 26 Shkurt 2018, 17:21

Birra