TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
E mbani mend Lefter Maliqin?
Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Beratit në mandatin 2009 – 2013 ishte një nga emrat interesantë në këtë legjislaturë.
Interesant në fakt atë e kishte bërë thjeshtësia e lëvizjes nga një parti në tjetrën. Në fillim socialist, pastaj me LSI-në dhe në fund me PD-në.
Pas lënies jashtë listave në 2013-ën u pa sërish si LSI-st për një periudhë të shkurtër.
Shpallja e listave nga ana e kryetarit të PD-së Lulzim Basha për zgjedhjet e 25 qershorit nuk i pëlqyen pasi e konsideroi emrin e tij shumë poshtë në listë. Deklaroi largimin nga PD dhe bëri thirrje që mbështetësit e tij të voton PS-në dhe Edi Ramën.
Tashmë kreu i qeverisë duket se nuk e ka harruar. Mësohet se Maliqi është emëruar zv.drejtor i përgjithshëm në drejtorinë e burgjeve.