TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Federatën Shqiptare të Futbollit, përveç garës së fortë dhe të ashpër për kreun e saj, ka rivalitet edhe për zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv.
Në garë për 11 emrat që do të drejtojnë qeverinë e futbollit shqiptar janë personalitet të fushave të ndryshme, ku përfshihen politikanë, ish-prokurorë, sportistë, biznesmenë dhe studiues.
Në total janë 13 kandidatë, ku mund të veçojmë emra si ish-ministri i Drejtësisë, Enkeljed Alibeaj, ish-prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, ish-futbollisti Vasil Bici, studiuesi Erald Kapri e shumë të tjerë.
Lista e plotë e kandidatëve për anëtarë të komitetit ekzekutiv të FSHF vijon me tej me, Eduard Prodani, Lutfi Nuri, Edvin Libohova, Arben Dervishaj, Abdyl Kuriu, Bardhyl Jera, Artan Shyti, Artur Dadaj, Bardhyl Minxhozi dhe Gëzim Podgorica.