AKTUALITET, 4 Shtator 2021, 20:10

Tragjedi në familjen shqiptare, nënë e bir ndërrojnë jetë nga COVID

Tragjedi në familjen shqiptare, nënë e bir ndërrojnë

Tragjedi në një familje shqiptare në Kosovë. Nënë e bir kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID. Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, i cili i ka shprehur ngushëllimet familjes Ahmeti.

“E nderuara familje Ahmeti, Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurve tuaj, Avniut dhe zonjës Zehra.

Në këtë moment dhimbjeje e pikëllimi për ndarjen nga jeta të familjarëve tuaj, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta! Bashkëndjejmë me ju! Ngushëllime”, shkruan Latifi.

Kosova ka shënuar rritje të ndjeshme të rasteve të reja dhe viktimave të shkaktuara si pasojë e COVID gjatë ditëve të fundit