AKTUALITET, 4 Shtator 2021, 18:42

Tropojë/ Vrau bashkëfshatarin, arrestohet autori i dyshuar

Tropojë/ Vrau bashkëfshatarin, arrestohet autori i dyshuar

Policia e Tropojës ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 49-vjeçarit, në Çerem.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar shtetasin Altin Ismajlisufi.

Ismajlisufi ka vrarë bashkëfshatarin e tij 49-vjeçaren Isat Goçaj pasi ky i fundit ka rrahur djalin e tij.

Autori Altin Ismajlisufi, banues në të njëjtin fshat, ka marrë pushkën dhe ka qëlluar për vdekje Goçajn.

Ismajlisufi është arrestuar pak orë më parë nga policia dhe dyshohet se është larguar drejt Kosovës për shkak të afërsisë gjeografike.