AKTUALITET, 4 Shtator 2021, 17:44

Djali i Hashim Thaçit bashkë me nënën e tij vizitojnë ish-presidentin në Hagë: Presim me padurim të vish në Kosovën që aq shumë e do

Djali i Hashim Thaçit, Endrit Thaçi ka konfirmuar se së bashku me nënë e tij e kanë vizituar në Hagë, ish-presidentin.

Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, Endrit Thaçi ka thënë se pret me padurim që babi i tij të vijë në Kosovë.

“Me nanën këto ditë të fundit të verës. Kemi takuar edhe babin ca kohë më parë dhe i presim me padurim ditët kur të gjithë do të jemi së bashku përsër, në Kosovën që aq shumë e don.”, ka shkruar ai.

Hashim Thaçi po akuzohet nga Gjykata Speciale për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit