AKTUALITET, 4 Shtator 2021, 18:14

Humbja e zgjedhjeve/ Luan Rama: I gjithë ekipi i LSI duhet të mbajë përgjegjësi. Ç’më tha Kryemadhi

Humbja e zgjedhjeve/ Luan Rama: I gjithë ekipi i LSI duhet të


Ish-nënkryetari i LSI, Luan Rama, ka bërë përgjegjëse LSI-në dhe opozitën, për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, pasi nuk arritën të bënin ndryshimet e duhura në Kodin Zgjedhor. I ftuar në emisionin "Kjo Javë" në News24, Rama tha se, opozita duhej të vendoste kushte të panegociueshme kur u ulën në tavolinë.

I pyetur se sa përgjegjësi ka Monika Kryemadhi në rezultatin e zgjedhjeve, ai tha se, i gjithë ekipi drejtues i LSI-së duhet të ndjejë përgjegjësi për rezultatin e marrë.

Më tej ai është shprehur se, LSI-ja është në një moment delikat duke shprehur nevojën e reformimit të saj.

“Një drejtues i lartë politik, partie ka disa nivele dhe shkallë të përgjegjësisë. Morale, politike, partiake dhe mendoj që i gjithë ekipi drejtues i LSI duhet të ndjejë përgjegjësi për rezultatin. Ai është një rezultat që vlerësohet në bazën e numrave dhe sot kemi vetëm 4 deputetë. Nuk arritëm si opozitë që të mbërriniim tek formula që përkthen në mandate votën e qytetarëve.

Është absurd që të marrës mbi 100 mijë vota dhe te marrësh katër mandate. Miratimi i ndryshimeve në Kod është përgjegjësi e opozitës. Opozita duhej të vendoste kushte të panegociueshme. LSI është në një moment delikat i cili do të përcaktojë dështimin apo suksesin se sa do të arrijë LSI të shëndrohet në kauzën e të rinjëve. Nëse LSI nuk riformulohet, rithemelohet që ta bëjë atë shpresën e të rinjëve do të ketë problem. LSI duhet të fillojë që tani punën me 15 dhe 16 vjeçarët me partinë si një hapsirë ku ata të gjejnë vetveten”- tha Rama.

Lidhur me vendimin për largimin nga çdo post drejtues i LSI, Rama tha se qëndrimin ia ka bërë me dije edhe kryetares Monika Kryemadhi e cila sipas është e ka mirëkuptuar.

E kam thënë publikisht edhe me strukturat që nga rezultati i LSI në Vlorë do të varet qëndrimi im në strukturat drejtuese të LSI. Me zonjën Kryemadhi kam komunikuar më parë. Ia kam bërë të njohura me detaje arsyet e largimit dhe i kam kërkuar të më mikuptojë dhe ajo është shprehur me korrektesë se më mirëkupton”- u shpreh ai.